Nga 1,99 US$/muaj

Ke pyetje për Google One? Ne i kemi përgjigjet.

Ndarja e anëtarësimit dhe planit të familjes së Google One

Me kë mund ta ndaj anëtarësimin tim të Google One?

Mund ta ndash Google One me deri në 5 anëtarë të tjerë të familjes pa kosto shtesë (kështu që janë 6 në total, duke përfshirë edhe ty). Kur krijon një grup të ri të familjes, mund të shtosh ose të heqësh anëtarë të tjerë të familjes.

Nëse je tashmë anëtar i një grupi të familjes në Google, mund ta ndash planin tënd të Google One me pjesën tjetër të grupit tënd ekzistues. Mëso më shumë për ndarjen e anëtarësimit të Google One.

Çfarë ndaj me grupin tim të familjes? A mund t'i shikojnë ata të gjitha gjërat e mia të ndara?

Mund të ndash të gjitha përfitimet e Google One me grupin tënd të familjes - pa ndarë asnjë nga skedarët e tu personalë. Anëtarët e familjes ndajnë hapësirën ruajtëse që vjen me planin tënd të Google One. Por grupi yt i familjes nuk mund të shikojë se çfarë ruan ti, përveçse kur ndan në mënyrë specifike me ta nga "Disku i Google", Gmail ose "Fotografitë e Google". Mëso më shumë për ndarjen e skedarëve të "Diskut të Google".

Të gjithë anëtarët e familjes mund të marrim po ashtu mbështetje nga ekspertët e Google dhe përfitimet e anëtarit (përveçse për llogaritë e menaxhuara nga prindërit). Disa përfitime shkojnë për personin e parë në grupin tënd që i kërkon ato.

Mund t'i ndaj hapësirën ruajtëse dhe përfitimet e mia me grupin tim të familjes?

Po, mund t'i ndash hapësirën ruajtëse dhe përfitimet e tua me grupin tënd të familjes nëpërmjet aplikacionit Google One ose një shfletuesi uebi.

Ki parasysh se disa përfitime mund të përdoren vetëm një herë, kështu që nëse dikush në grupin tënd të familjes e përdor një përfitim, ai nuk mund të përdoret më. Mëso më shumë për përfitimet e anëtarëve.

Po ashtu, nëse llogaria jote menaxhohet nga një prind, mund të ketë kufizime për ty për përfitime të caktuara, si p.sh. qasjen tek ekspertët e Google.

Mund ta ndaj hapësirën time ruajtëse mes personave në grupin tim të familjes?

Jo. Nuk mund të vendosësh se sa hapësirë ruajtëse merr çdo person në grupin tënd të familjes. Ki parasysh se të gjithë në grupin tënd të familjes kanë tashmë 15 GB hapësirë ruajtëse pa pagesë me "Llogarinë e tyre të Google". Ata fillojnë të përdorin hapësirën ruajtëse të ndarë nga Google One pasi të mbarojnë hapësirën e tyre ruajtëse prej 15 GB.

Ke ende pyetje? Shiko në Qendrën tonë të ndihmës.

Pasi të jesh një anëtar i Google One, mund të marrësh qasje të drejtpërdrejt tek ekspertët e Google që mund të ndihmojnë për t'iu përgjigjur pyetjeve për produktet dhe shërbimet e Google (duke përfshirë Google One).