Shërbimi VPN i përfshirë në planet me 2 TB ose më shumë në shtete të caktuara
Shfrytëzo sigurinë e nivelit botëror të Google për të enkriptuar trafikun në linjë të telefonit tënd, pavarësisht se çfarë aplikacioni ose shfletuesi po përdor ti
Privatësia dhe siguria janë në thelb të gjithçkaje që bëjmë.
VPN-ja nga Google One mbështetet nga arkitektura e rrjetit e Google, e nivelit më të lartë. Mund ta mbash VPN-në gjithmonë në ekzekutim, ndërkohë që vazhdon të kesh një lidhje të shpejtë interneti në aplikacionet dhe shërbimet e tua.
Të duhet vetëm një trokitje nga aplikacioni Google One për ta aktivizuar VPN-në. Mund ta shtosh po ashtu te cilësimet e shpejta për qasje edhe më të lehtë.
VPN-ja është një nga shumë përfitimet e përfshira me planet e Google One me 2 TB dhe më shumë në shtete të caktuara
Anëtarët ekzistues të Google One në një plan me 2 TB ose më shumë në shtete të caktuara marrin qasje te rrjeti VPN pa kosto shtesë. Thjesht aktivizo VPN-në me një trokitje nga aplikacioni Google One për Android ose iOS.
Windows dhe Mac priten së shpejti