Nga 1,99 US$/muaj

Ke pyetje për Google One? Ne i kemi përgjigjet.

Disku i Google, Gmail, Fotografitë e Google

Cili është ndryshimi mes Google One dhe "Diskut të Google"?

"Disku i Google" është një shërbim i hapësirës ruajtëse. Google One është një plan abonimi që të jep më shumë hapësirë ruajtëse për ta përdorur në "Diskun e Google", Gmail dhe "Fotografitë e Google". Përveç kësaj, me Google One, ti merr përfitime të tjera dhe mund ta ndash anëtarësimin tënd me familjen tënde.

Mënyra se si e përdor "Diskun e Google" nuk ndryshon, kështu që nuk ke pse të shqetësohesh për humbjen ose transferimin e ndonjë gjëje.

Mëso më shumë se si Google One funksionon me "Diskun e Google", Gmail dhe "Fotografitë e Google".

Unë paguaj tashmë për hapësirë ruajtëse shtesë nëpërmjet "Diskut". Si ta përmirësoj në Google One?

Nëse hapësira ruajtëse shtesë është për një llogari personale, përmirësimi për ty do të kryhet automatikisht kur Google One të ofrohet në shtetin tënd.

Nëse hapësira ruajtëse shtesë është për një llogari të Workspace, përmirësimi nuk mund të kryhet për ty pasi Google One nuk ofrohet për këtë llogari. Në vend të kësaj, mund të marrësh në konsideratë ta përmirësosh te Google One me llogarinë tënde personale.

A kam një qasje të ndryshme te skedarët e mi me Google One?

Jo. Mund të qasesh përsëri te skedarët e tu, mesazhet dhe fotografitë në të njëjtën mënyrë - nëpërmjet "Diskut të Google", Gmail dhe "Fotografive të Google".

Cili është ndryshimi mes "Cilësisë origjinale" dhe "Kursyesit të hapësirës ruajtëse"?

"Kursyesi i hapësirës ruajtëse" i ngjesh fotografitë në 16 MP dhe videot në 1080p. Fotografitë dhe videot me "Cilësi origjinale" ruhen me të njëjtin rezolucion që i ke nxjerrë. Mëso më shumë për fotografitë me "Cilësi origjinale" dhe atyre të "Kursyesit të hapësirës ruajtëse" (të quajtura më parë fotografi me "Cilësi të lartë").

Mund ta marr Google One për llogarinë time të Google Workspace?

Google One nuk ofrohet për organizatat që përdorin versionin Business ose Enterprise të Google Workspace. Ai ofrohet vetëm për Llogaritë personale të Google. Mund të abonohesh në Google One dhe në një plan Google Workspace Individual nëpërmjet "Llogarisë sate personale të Google".

Për të mësuar për opsionet e planeve për versionet Business ose Enterprise të Google Workspace, lexo këtë artikull të mbështetjes.

Për të marrë hapësirë ruajtëse për llogarinë tënde personale, identifikohu në llogarinë tënde personale dhe zgjidh planin tënd të Google One.

Cili është ndryshimi mes Google One dhe Google Workspace Individual?

Google Workspace Individual përfshin veçori premium, si p.sh. programimi i takimeve dhe marketingu me email, për t'i ndihmuar pronarët e bizneseve individuale të menaxhojnë dhe të rritin bizneset e tyre. Google One është një plan abonimi për konsumatorët që të jep më shumë hapësirë ruajtëse mes "Diskut të Google", Gmail dhe "Fotografive të Google", si dhe përfitime dhe veçori shtesë të Google.

Mëso më shumë se si Google One funksionon me "Diskun e Google", Gmail dhe "Fotografitë e Google"

Ke ende pyetje? Shiko në Qendrën tonë të ndihmës.

Pasi të jesh një anëtar i Google One, mund të marrësh qasje të drejtpërdrejt tek ekspertët e Google që mund të ndihmojnë për t'iu përgjigjur pyetjeve për produktet dhe shërbimet e Google (duke përfshirë Google One).